Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji është paraqitur në Kuvend duke mbajtur një peshk në dorë, duke ironizuar keshtu edhe deklaratën e ambasadorit Donald Lu, se në Janar do kapej një “peshk i madh”.
Në një mënyrë simbolike proteste, Salianji është shprehur se këtë peshk dëshiron t’ia japë kryeministrit duke qenë se është i vetmi që arriti të kapej.