Home Gjeo-Ekonomia SENATORI ITALIAN SONEGO PRITET NGA ZEVENDESMINISTRI BERISHA

SENATORI ITALIAN SONEGO PRITET NGA ZEVENDESMINISTRI BERISHA

Zëvendësministri i jashtëm, amb. Anton Berisha ka pritur kryetarin e delegacionit parlamentar italian në Iniciativën Qendrore Evropiane (CEI), senatorin z.Lodovico Sonego.

Zëvendësministri Berisha e falënderoi senatorin për vizitën, për ndihmën që ka dhënë Italia në përkrahjen e Kosovës, e njoftoi atë për aspekte nga fushë veprimtaria diplomatike si dhe për rrjedhat e brendshme politike.

Ishte konstatim i përbashkët që diplomacia kosovare duhet të jetë më aktive dhe më prezente në Itali dhe vende të tjera europiane ngase Kosova ka të arritura në këto vite dhe ato duhet të jenë të prezentuara në të gjitha nivelet ndërkombëtare.

Senatori Sonego mirëpriti kërkesën që Italia të mbështesë edhe më shumë Kosovën në agjendën e saj euro-atlantike.

Share: