Home KRYESORE Studimi nxjerr fakte tronditëse: Ibuprofeni mund të shkaktojë sulm në zemër

Studimi nxjerr fakte tronditëse: Ibuprofeni mund të shkaktojë sulm në zemër

Shumë njerëz që përdorin ibuprofen dhe droga të tjera anti-inflamatore janë të rrezikuar të preken nga efekte anësore serioze si gjakderdhje të brendshme dhe sulme në zemër, thuhet në një studim në SHBA.

Rreth 15 për qind e të rriturve që kanë marrë ibuprofen ose aspirina kanë tejkaluar dozën maksimale ditore të rekomanduar për këto barna.

“Këto barna mund të kenë efekte të rënda anësore, përfshirë gjakderdhje dhe sulme në zemër, dhe shpesh merren pa mbikëqyrje mjekësore, sepse shumë produkte janë të disponueshme lehtësisht”, thotë Dr. David Kaufman nëpërmjet email -it.

Më tej ai shton ” Qëndrimi se përdoruesit mund të zgjedhin dozën e tyre pavarësisht nga drejtimet etiketuese, së bashku me njohuritë e dobëta të njohjes së sasisë që duhet të marrin shoqërohet me tejkalimin e limitit ditor “.

Nga studimi i bërë rreth 1326 njerëz të cilët morën ibuprofen një muaj më parë plotësuan ditarin e mjekimit online çdo ditë për një javë.

Të gjithë personat morën ibuprofen përgjatë ditëve të javës dhe 87% e tyre e përdorën pa rekomandimin e mjekut thuhet në raportet e kërkimeve të ‘Pharmacoepidemiology & Drug Safety’./Opinion.al

Share: