Home KRYESORE Tahiri fut edhe një herë në sherr politikën

Tahiri fut edhe një herë në sherr politikën

Mazhoranca dhe opozita kanë debatuar sot në Konferencën e Kryetarëve, teksa diskutohej propozimi i PD për të ngritur një komision hetimor parlamentar për çështjen “Tahiri”. PS nuk ishte gati për këtë vendim dhe kërkoi dy javë kohë. Sakaq, Taulant Balla dhe Edi Paloka dhanë versionet e tyre përpara mediave.

Sipas deputeti të PD, Edi Paloka mazhoranca ka kërkuar më tepër kohë me qëllimin për t’i ndryshuar objektin e hetimit kërkesë së PD. Ndërsa kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla u shpreh se vendimi u shty pasi ka pasur mospërputhje mes kërkesës dhe projektvendimit të dorëzuar nga PD. /Opinion.al

Share: