Tensionet mes Greqise dhe Turqise arrijne kulmin, Mediat grekere raportojne sot se raporti mes vendeve ka shenuar piken me kritike qe pas vitit 1996.
Pas incidentit te djeshem ne det, kur anija turke perplasi anijen e rojes bregdetare greke ne Egje (ishullin Imia), tonet mes dy vendeve jane ngritur.
Perballe kesaj situate, mediat greke bejne me dije se kryeministri grek Cipras ka telefonuar urgjent homologun e tij turk, duke i dhene ultimatum te prere: Të ndërpriten menjëherë provokimet turke dhe shkeljet e bera se fundi ne Egje, lidhur me Imia.
“Ngjarjet si kjo në zonën Imia minojne drejtpërdrejt marrëdhëniet greko-turke dhe Turqia po shkel të drejtën ndërkombëtare”, tha Aleksis Cipras. Ne telefonaten mes tyre u ra dakord qe të intensifikohen dhe me tej bisedimet mbi masat për ndërtimin e besimit mes dy vendeve.
Nga ana e tij, mesohet se kryeministri turk Yildirim ka thene se incidenti i djeshëm nuk ishte rezultat i një veprimi të qëllimshëm.