Një i ri shqiptar i ka dhënë fund jetës tragjikisht duke u varur në një pemë pranë një parkingu afër spitalit të Perrinos në Brindisi.
Mediat italiane shkruajnë se mëngjesin e sotëm një kalimtar ka vërejtur trupin e pa jetë të një burri të shtrirë pranë një peme. Rreth orës 10:30 kalimtari ka njoftuar për ndihmë të menjëhershme dhe disa mjekë u afruan për të parë gjendjen e tij por konstatuan se nuk kishte më rraje zemre, ai kishte vdekur.
Trupi i shqiptarit është dërguar në morgun e spitalit nga ku më vonë është identifikuar origjina e tij shqiptare dhe mosha e të cilit është 33 vjeç, e ndërsa emri nuk bëhet i ditur.
Nga hetimet paraprake u zbulua se 33 vjeçari kishte vdekur nga mbytja, e ndërsa pranë tij u gjet një gozhdë të cilën shqiptari e përdori për të varur veten në pemë. Po ashtu bëhet me dije se pranë tij nuk është gjetur asnjë gjurmë apo shënim rreth shkaqeve të cilat mund ta kenë detyruar atë ti japë fund jetës.