Home KRYESORE Tre këngëtarë shqiptarë, për tre shtete të ndryshme në Eurovizion

Tre këngëtarë shqiptarë, për tre shtete të ndryshme në Eurovizion

Si asnjëherë tjetër, tre këngëtarë shqiptarë do të konkurrojnë në festivalin evropian të këngës, ‘Eurovizion 2018’, që këtë vit mbahet në Portugali, ku do te perfaqesojne tre shtete të ndryshme.

Eugent Bushpepa do të përfaqësojë Shqipërinë, Eleni Foureira, këngëtarja me origjinë nga Fieri, do të përfaqësojë Qipron dhe fituesi i Sanremos, Ermal Meta në bashkëpunim me Fabrizio Moro do të përfaqësojnë Italinë në Eurovizion.

Është hera e parë që tre këngëtarë shqiptarë, për tre shtete të ndryshme do të jenë konkurrent në festivalin evropian të këngës. Eurovizion këtë vit do të mbahet në Lisbonë, me datë 8,10 dhe 12 maj.

Share: