Pak minuta më parë një i ri i moshës 35 vjeçare është hedhur nga një lartësi e konsiderueshme duke gjetur vdekjen e menjëhershme.
Policia njofton se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet F.K, i cili është hedhur nga dritarja e banesës së tij, nga kati i nëntë.
Policia njofton se i riu kishte probleme të shëndetit mendor dhe beson se është kjo arsyeja e veprimit të të riut. I riu është hedhur nga dritarja dhe në atë moment nuk ka patur të veshura rroba, përveçse të brendshmeve.
Njoftimi i Policisë:
Durrës.
Informacion paraprak.
Më datë 13.02.2018, në lagjen Nr.6, Durrës është hedhur nga dritarja e banesës së tij, ( kati i 9-të) shtetasi F. K. 35 vjeç, i cili ka ndërruar jetë.
Nga hetimet paraprake dyshohet se shtetasi i mësipërm vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.