Home KRYESORE U shkarkua nga Arta Marku, Rovena Gashi aplikon për gjyqtare të Gj.Kushtetuese

U shkarkua nga Arta Marku, Rovena Gashi aplikon për gjyqtare të Gj.Kushtetuese

Presidenca publikon aplikimet për vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese. Mes emrave të publikuar në faqen e Presidencës, bie në sy Rovena Gashi e shkarkuar nga Arta Marku nga drejtoria e Njësisë së Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme.

Gjithashtu, kandidatë janë edhe ish-kryeprokurori Dhori Sollaku dhe ish-kandati për Kryeprokuror, Besnik Muçi.

Lista e kandidaturave që kanë aplikuar për “Vendin vakant” gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, proçedurë aplikimi kjo e shpallur me Dekretin nr.10722 datë 07.02.2018, të Presidentit të Republikës.

Z. Alban Brati
Z. Avni Shehu
Z. Besnik Muçi
Z. Dedë Kasneci
Z. Denar Biba
Z. Gëzim Allaraj
Z. Ilir Mustafaj
Z. Ilir Panda
Z. Kristaq Traja
Z. Luan Dervishi
Z. Petrit Kaja
Z. Rexhep Bekteshi
Z. Sinan Tafaj
Z. Theodhor Sollaku
Z. Vladimir Gërmenji
Znj. Ardita Alsula
Znj. Arta Vorpsi
Znj. Elsa Toska
Znj. Regleta Panajoti
Znj. Rovena Gashi
Znj. Valbona Bala
Znj. Zhaklina Peto

Share: