Shqipëria është një nga ato vende të botës ku gratë dhe vajzat kanë rezultate më të larta se djemtë në shkencë dhe matematikë.
Përfaqësuesi i UN Women në Shqipëri, Giuseppe Belsito i ka konsideruar vajzat dhe gratë një pasuri fantastike. Sipas tij, këto të fundit do të jenë edhe e ardhmja e vendit.
Sipas të dhënave të bëra publike nga Un Women (organizatë ndërkombëtare) që operon edhe në Shqipëri, vetëm 28% e të gjithë studiuesve të botës janë gra.
Studentet vajza në Shqipëri dominojnë fushën e shkencave të edukimit e më pas në atë të shëndetësisë. Vetëm 5% e vajzave janë diplomuar në inxhinieri. Por më shumë se 71% e studentëve të diplomuar në fushën e shkencave natyrore dhe matematikës janë vajza.
Sipas objektivave globale përfshirja sa më e madhe e grave dhe vajzave në kërkimin shkencor, jetën politike apo pozicione drejtuese përbëjnë tiparet e zhvillimit të një vendi të qëndrueshëm., shkruan Atsh.