Home KRYESORE Zv/ministëri i Brendshëm shuan dilemën: Ka shumë agjenci që e përdorin “Makinën...

Zv/ministëri i Brendshëm shuan dilemën: Ka shumë agjenci që e përdorin “Makinën e së vërtetës”

Zv/ministëri i Brendshëm, Julian Hodaj i ftuar në emisionin 360 Gradë, të gazetarit Artur Zheji në Ora News, duke folur lidhur me Vetting-un në Polici, u shpreh se policia ka nevojë të përmirësohet.

Lidhur me përdorimin e Poligrafit (makinës së vertetës), Hodaj tha se do të përdoret në të gjitha rastet që komisioni do të gjykojë të nevojshme, ndërsa ka treguar se ka shumë agjenci të cilat e përdorin këtë makinëri.

“Tani ka shumë agjenci që e përdorin Poligrafin, megjithatë, është një nga mjetet që do përdoret gjatë Vetting-ut në Polici. Nuk do përdoret nga të gjithë. Do përdoret në të gjitha gradat e policisë sa herë që komisioni t’a gjykojë të nevojshmë.

I pyetur nga Zheji nëse kjo është “policia që duam”, Hodaj tha se vlerësimi i policisë së shtetit është pjesë e procesit të “Policisë që Daum.”

Share: