Home KRYESORE 613 kg kokainë/ Berisha: Akuza ndërkombëtare për Edi dhe Olsi Ramën

613 kg kokainë/ Berisha: Akuza ndërkombëtare për Edi dhe Olsi Ramën

Sali Berisha përmes një statusi në facebook thotë se në majë të kupolës së trafikut të kokainës qendron Kryeministri i vendit, Edi Rama bashkë me të vëllanë. Për këtë ai i referohet një lajmi në radio franceze. Duket se ky postim i Berishës nxiti sot ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj ti kërkojë kreprokurorit të Krimeve të Rënda marrjen në pyetje të Sali Berishës. Në letren e Xhafës për Hajdarmatajn kërkohet edhe pyetja e Lulzim Bashës.

Ndërsa Berisha në facebook, mëngjesin e sotëm shkruan: “Radio me e madhe franceze duke folur për trafikun e 613 kg kokaine në portin e Durresit lëshon dyshime të forta direkte për Edi Ramën pasi deklaron se: “Dyshohet se bashkepunimi shkon deri ne majat e kupoles shteterore”.

Në një artikull të Radios më të madhe për dëgjuesit jashtë Francës, Radio Francë Internationale shkruhet: Në zemër të trafikut të drogës. Shqipëria është trampolinë kryesore e trafikut të drogës në Europë. Dyshohet se bashkëpunimi shkon deri në majat e kupolës shtetërore.

Deri në atë pikë sa që Shqipëria quhet Kolumbia e Europës. Në shkurt 2018 është kapur një sasi prej 631 kilogram kokainë me një vlerë 180 milion euro. Kjo është sasia më e madhe e drogës në historinë e Shqipërisë.”

Lexo edhe: Xhafaj, Prokurorisë: Thirrni Bashën dhe Berishën, pretendohet që kanë dijeni për 613 kg kokainë

Share: