Home KRYESORE Asgje s’mund te ndryshojme, pervec dhimbjes qe godet ne shpirt…

Asgje s’mund te ndryshojme, pervec dhimbjes qe godet ne shpirt…

Nga Zyba Hysen Hysa*

Ajo qe kaloi s’ndryshohet me ,por sic po e shikojme,perseri Shqiperia ka mbetur ne meshiren e fatit.Filluan te propagandohej pas viteve 90, per bashkimin e Trojeve,dhe vertet besuam per nje shtet shqiptar me ne fund ,por politikat u rrotulluan duke u kordinuar me ate Ballkanike ,Europiane,e Boterore dhe perseri perfundimi doli fatal per kombin tone.Mijera emigruan, mijera u vrane ne Kosove, e Shqiperi ,kudo shkaterrime , ngrihet nje qeveri duke share tjetren,vazhdon te qenit te saj,jo sa po punon per kete vend,po sa e si e shane kundershtarin politik,keshtu gjithe koha ne Shqiperi ,eshte shnderruar ne fushate elektorale false…..

– Asgje s’mund te ndryshojme ,pervec dhimbjes qe godet ne shpirt….Mbase do behet me mire …

-Perderisa te mencurit dhe ata qe e duan me shpirt kete vend ,s’do kene mundesi te qendrojne e jetojne ketu , historia jone do te jete pa histori kombetare ,do ngrihet nje qeveri , do bjere e do ngrihet nje tjeter qeveri qe pervec se interesat e tyre familjare dhe ushqyerjes se nderkombetareve qe i mbeshtetin, asnje te mire s’do vije per ne….

– Faji eshte i popullit qe asnjehere s’ngrihet per interesat e veta ,por per te rrezuar e ngritur qeveri ….

-Populli asnjehere s’ka qene i lire te zgjedhe bijte e tij me te mire , zgjedhjet behen neper tavolinat e bodrumeve te politikes , populli vetem vihet ne rradhe per te zgjedhur ate qe i jep nje thes miell per meshire ….E keshtu do te vazhdoje se nje popull i roberuar mesohet me roberine ,ashtu sic mesohet nje njeri me nje semundje kronike…Ketij populli i mungon koka , pra i mungon mendja per ty gjykuar,syte per te pare se nga duhet te ece , veshet per te degjuar te drejten …se koka e tij eshte inteligjenca , ajo rrjedh dita -dites pertej kufijve tane derisa humbet udheve te botes si uji i paster i nje burimi shkretetirave …

– Per fat te keq deri me sot kjo eshte e vertete ….

( *Marre nga libri Rrjedha )

Share: