Home KRYESORE “Allahu të më falë”, arrestohet hoxha për rrëfimin e nuses në xhami

“Allahu të më falë”, arrestohet hoxha për rrëfimin e nuses në xhami

Një nga personat e arrestuar për vrasjen e 48 vjeçares Lirije Lami nga nusja e saj Marjana Cmeta, është edhe hoxha Hysen Shehu. Ai është njeriu i parë që mësoi për vrasjen, pasi Marjana shkoi në xhami të kërkonte falje për helmimin e vjehrrës së saj. Hoxha akuzohet sot për moskallëzim krimi.

Kërkesa për falje në xhami ishte bërë disa muaj pas vrasjes. Marjan pranoi se ka qene ajo qe ka vrarë të vjehrrën dhe kërkonte falje Allahu.

Mësohet se hoxha i regjistroi fjalët e Marjanës dhe vuri në dijeni Agim Lamin, bashkëshortin e viktimës. Pas tij njoftoi edhe Arben Saliun, kushëririn e Agimit. Por asnjë prej tyre nuk shkoi në polici për të denoncuar nusen. Të gjithë janë të arrestuar sot për moskallëzim krimi.

Shkak i vrasjes dyshohet të jenë mosmarrveshjet e shpeshta mes autores së dyshuar dhe viktimës, thanë burime zyrtare nga Policia.

Share: