Politikani dhe juristi Ylli Manjani ka reaguar mbi aktivitetet që ka zhvilluar ambasada amerikane dhe fondacioni SOROS me të rinj në Shqipëri, ku flitet për martesat gay dhe legalizimin e drogës. Kjo për Manjanin është një skandal dhe u bën thirrje të rinjve të refuzojnë të shkojnë në këto takime.
Statusi i Ylli Manjanit në facebook
Martesat Gay;Eutanasia; legalizimi i drogave e pisllëqe të tjera si këto, po ju mësohen të rinjve!
Ambasada Amerikane dhe Fondacioni Soros janë organizatorët e këtyre debateve tek të rinjtë.
Ky lajm u përçua dje.
Megjithë respektin që kam për organizatorët, nuk më duket aspak edukuese kjo gjë!
Të rinjtë kanë nevojë të edukohen duke vajtur në shkollë për të mësuar normalen, ose atë që është e rregullta dhe e ligjshmja!
Pra kanë më shumë nevojë të mbushin mendjen me dije e jo b…..!
Po të më dëgjonin mua, ata të rinj që ftohen të marrin pjesë në mesimin e pisllëqeve, duhet të refuzojnë pjesmarrjen!
Ta refuzojnë, duke i falenderuar organizatorët për këtë “kontribut” të pa kërkuar!
Më mirë të rrinë në kafene!