Ambasadori Rus në Tiranë, Aleksandër Karpushin ka hedhur poshtë akuzat Partisë Socialistë ndaj asaj Demokratike për financim nga biznesmenë rus në çështjen e kontratës së lobimit të lidhur me Departamentin Amerikan të Shtetit.
Në një prononcim për News 24, Karpushin, i ka quajtur këto akuza të pabaza. Ai tha se për këtë çështje është hetuar edhe në SHBA dhe nuk është faktuar asgjë.
“Akuzat për financimin rus janë të pabaza. Dhoma e përfaqësuesve në SHBA ka hetuar por nga hetimet SHBA nuk u faktua asgjë”, deklaroi Karpushin.