Home I pakategorizuar Basha: Në gjyq, revistën amerikane. Shqipëria, vend i kokainës

Basha: Në gjyq, revistën amerikane. Shqipëria, vend i kokainës

Kryetari i Partisë Demokratike e ka konsideruar “investigim të mbushur me insinuata” shkrimin e revistës amerikane “Mother Jones” për lobimin rus për llogari të PD-së në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

I ftuar në Tv Klan, Basha deklaroi se Partia Demokratike ka paguar 125 mijë Dollarë për lobim në SHBA, dhe këto shuma janë të deklaruara sipas ligjeve amerikane dhe shqiptare.

“Çështja e kontratave të lobimit të PD është bërë publike më 15 Nëntor. Pyetja është pse pikërisht këtë javë sponsorizohet një artikull i tillë i paguar dhe i porositur nga Edi Rama? Është një revistë e majtë, është pronë e një fondacioni që financohet nga fondacioni Soros, ka një axhendë politike”, tha Basha.

Sa para keni shpenzuar në SHBA për lobim?

“125 mijë dollarë, janë publike për një periudhë 3-mujore. Dy herë nga 50 mijë janë për një tjetër lobim. PD ka shpenzuar atë që ka deklaruar. PD ka kontrata të lidhura me firmat e lobimit. Unë dhe PD mbajmë përgjegjësi për atë që ka paguar dhe kontratat që ka lidhur”, u shpreh Basha.

Kreu i demokratëve theksoi gjithashtu se PD po shqyrton mundësinë për të hedhur në gjyq revistën amerikane “Mother Jones” që ka bërë artikullin për lobimin rus.

“Po konsideroj ta hedh në gjyq. Ekspertët tanë ligjorë po shikojnë mundësinë ta hedhin “Mother Jones” në gjyq për pasaktësi dhe prishje të imazhit të Partisë Demokratike”, u shpreh Basha.

Basha shpjegoi edhe përse tema e lobimit rus për llogari të SHBA “shpërtheu” në këtë moment.

“Është çështje e shpërthyer për të hequr vëmendjen nga ngjarjet kryesore botërore të kësaj jave të Shqipërisë. Kjo ishte java kur Shqipëria kapi titujt botëror për ngarkesën rekord të kokainës. Është investigim i mbushur me insinuata”, tha Basha.

Share: