Në kohën kur Greqia dhe Turqia kanë ashpërsuar marrëdhënien e tyre dhe kanë arritur deri në kërcënime me një luftë të mundshme, një nëndetëse luftarake është parë sot të ankorohet në brigjet shqiptare.
Nëndetësja gjigante është parë nga qytetarë të ndryshëm teksa afrohen pranë Portit të Durrësit dhe sipas tyre mban sipër një flamur turk edhe pse në foto dhe video nuk dallohet shumë qartë.
Për një informacion më të detajuar JOQ.al tentoi të kontaktojë me numrat zyrtar të kontaktit për Portin e Durrësit, por njëriu përgjigj se i kishin rënë gabimisht dhe e mbylli, ndërsa numri tjetër nuk i disponueshëm.
Qytetari që ka dërguar pamjet filmike dhe fotot për JOQ.al tha:
Përshëndetje JOQ! Na pushtoi turku! Para 5 minutash në Portin e Durrësit po ankorohej kjo nëndetëse. Flamuri në foto ngjan me turkun, por me thënë të drejtën vetëm kaq kapte kamera, i kuq me logo të bardhë.”
Ndërsa një qytetar tjetër ka shkruar:
Pyeta dikë te Porti dhe është me flamur turk, nuk ka dyshime.”
360grade.al