Gjatë një seance plenare në parlament, kryeministri grek Aleksis Cipras tha se të drejtat sovrane të Greqisë në detin Egje nuk janë të negociueshme, ashtu siç janë edhe të drejtat e Qipros në Mesdheun Lindor dhe Zonën Ekonomike Ekskluzive (EEZ) të saj.
“Vendi ynë është një faktor i stabilitetit dhe sigurisë dhe Turqia nuk mund të luajë me Greqinë”, deklaroi Cipras, duke bërë thirrje për qetësi, durim dhe ndërmarrjen e hapave të matur përballë provokimeve turke.
Gjithashtu, ai theksoi se atë që kishte për të thënë për Turqinë, ia kishte thënë personalisht presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan.
Ai ftoi kreun e Opozitës, Kyriakos Mitsotakis të ishte po aq i sinqertë me Erdoganin sa edhe ai vetë.