Home KRYESORE I dashur Mars … nga Emily Dicinkson

I dashur Mars … nga Emily Dicinkson

Përktheu: Elona Caslli

I dashur Mars – Hyr brenda-
Sa e lumtur jam.
Hiqe kapelen.
Duhet të kesh ecur shumë.
Sa të merret fryma.
I dashur Mars, si je? Po të tjerët si janë?
Mirë e le Natyrën?
Oh, Mars eja sipër me mua.
Kam kaq shumë gjëra për të të rrëfyer.

E mora letrën tënde dhe Zogjtë.
Panjat nuk e dinin se po vije.
I lajmërova. Sa të kuqe janë bërë.
Megjithatë, falmë Mars!
Më le për të ngjyrosur gjithë ato kodra.
Nuk kisha ku ta gjeja ngjyrën e purpurt që më duhej.

Kush i bie derës? Prilli.
Mbylle deren.
Nuk dua të më ndjekin këmba-këmbës.
Iu desh një vit të vinte.
Tani që kam aq punë.
Por, vogëlsirat duken kaq të rëndomta
me ardhjen tënde.
Dhe qortimi duket po aq i dashur sa lëvdimi.
Dhe lëvdimi jetëshkurtër si qortimi.

Share: