Home KRYESORE Dëbimi i diplomatëve rusë nga Perëndimi, Rusia: Do hakmarremi

Dëbimi i diplomatëve rusë nga Perëndimi, Rusia: Do hakmarremi

Ministria e jashtme e Rusisë ka reaguar ashpër dhe është zotuar të “hakmerret me një përgjigje të ngjashme” në ditët e ardhshme ndaj të gjitha vendeve evropiane që kanë dëbuar diplomatë rusë nga vendet e tyre.

Dëbimet nisën pak pasi kryeministrja britanike, Theresa May dëboi 23 diplomatë rusë, dhe qeveria ruse njoftoi përgjigjen e saj, duke dëbuar 23 diplomatë britanikë.

Agjencia ruse e lajmeve, “Sputnik”, teksa ka renditur të gjithë listën me vendet që kanë marrë këtë hap, pasqyron edhe reagimin e ministrisë të Jashthme ruse.

“Polonia, Lituania, Letonia, Estonia, Gjermania, Franca, Danimarka, Ukraina, Republika Çeke, Hollanda, Franca, Italia, Kanadaja, Rumania, Finlanda, Kroacia dhe SHBA kanë vendosur të dëbojnë diplomatë rusë në mes të skandalit të rastit Skripal, sipas raporteve të fundit”, shkruan “Sputnik”, por mes këtyre vendeve ende bie në sy mungesa e Shqipërisë.

“Ne shprehim një protestë decisive mbi vendimin e marrë nga një numër vendesh të BE-së dhe NATO-s për të dëbuar diplomatët rusë, e do të ketë një përgjigje të ngjashme, do ta përpunojmë atë në ditët në vijim dhe do të japim përgjigjen tonë në lidhje me secilin vend … Ne e konsiderojmë këtë hap si jo miqësor dhe nuk i shërbejmë detyrave dhe interesave të gjetjes së shkaqeve dhe autorëve të incidentit që ndodhi më 4 mars në Salisbury”, tha Ministria e Jashtme ruse në një deklaratë.

Deri tani vendet e mëposhtme kanë njoftuar për dëbimin e diplomatëve rusë, shkruan “Sputnik”:

Poloni – 4
Lituania – 3
Letoni – 1
Hollanda – 2
Ukrainë – 13
Franca – 4
Danimarka – 2
Republika Çeke – 3
Estonia – 1
Gjermani – 4
Itali – 2
Rumani – 1
Finlandë – 1
Kroaci – 1
SHBA – 60
Kanada – 4

Share: