Statistikat e fundit të paraqitura nga Open Data Albania, tregojnë të ardhura dhe shpenzime të deklaruara për 11 deputet që janë ulur për herë në parë në sallën e Kuvendit pas zgjedhjeve të 25 qershorit.
Referuar këtyre të dhënave që janë deklaruar nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit të Pasurive, mësohet se deputetja e re Rudina Hajdari jeton në shtëpi me qera.
Vajza e Azem Hajdarit, pas hyrjes në Kuvend braktisi SHBA-në për t’u vendosur në Tiranë.
Bashkëshorti i saj ka për të shlyer një kredi prej 350 mijë dollarësh në Shqipëri dhe është aksioner në dy kompani të shquara në Amerikë.
Ata kanë atje edhe një pronë tjetër me vlerë prej 750 000 dollarë./Tema/