Home KRYESORE Dëshmia e menaxherit të bananeve me kokainë: Nga Italia pse erdhi me...

Dëshmia e menaxherit të bananeve me kokainë: Nga Italia pse erdhi me vonesë në port kontenieri

Donald Lushaj, menaxheri i kompanisë Arbri garden që u arrestua per ngarkesen e 613 kg kokaine ne Maminas te Durresit ka dhene deshmine e tij perpara prokuroreve te krimeve te renda. Nje pjese e deshmise se tij eshte zbardhur ne media si me poshte: “Kontenierët kanë qenë dy javë me vonesë. Ato i kishin ndaluar për kontroll në portin e Livornos në Itali”.

Ai ka thene se pronarit Arbër Cekaj, i kishte ardhur një email për të paguar 4 mijë euro për ngarkim shkarkimin e bërë në portin italian.

Një tjetër detaj është se në portin e Durrësit, policia shqiptare kishte vënë re në kontenier gjurmë silikoni dhe për të mos rënë në sy policia ka bërë shpim të kontenierit, ka konstatuar se aty ishte droga e më pas e ka lënë të shkonte drogën në destinacion.

Share: