Home KRYESORE “Deti”, Presidenti nuk shkon në Kuvend, i pret deputetet në zyrën e...

“Deti”, Presidenti nuk shkon në Kuvend, i pret deputetet në zyrën e tij

Nje dite pasi deputetet e Komisionit të Jashtem kerkuan te raportoje Presidenti Meta lidhur me korrespondencen me Bushatin per negociatat Shqipëri-Greqi vjen dhe pergjigja nga Presidenca. Kreu i shtetit Ilir Meta do presë në Presidencë përfaqësues të Komisionit të Jashtëm. Ky takim është planifikuar për ditën e premte. Formati i takimit është përzgjedhur nga vetë kreu i shtetit.

Nje dite me pare ne Komision raportoi ministri i Jashtem Ditmir Bushati i cili mes te tjerave deklaroi se nga Meta ka kerkuar autorizim dhe jo plotfuqishmeri. Po keshtu ai u perpoq te vinte ne dukje edhe disa paqartesi ne letren e Metes. Nis nga debati qe u zhvillua ne Kuvend, u kerkua nga deputetet e PD te degjohej edhe Presidenti./Opinion.al

Share: