Home KRYESORE Dokumente arkivore/ 70 vjet nga pushkatimi i Abatit të fundit të Mirditës,...

Dokumente arkivore/ 70 vjet nga pushkatimi i Abatit të fundit të Mirditës, Mons.Frano Gjinit

Nga Leonora Laçi/ Shkodër

11 marsi i 1948 nuk ishte një ditë e zakonshme për Shkodren por dhe mbarë shqiptarët, kjo është një nga ato datat e zeza që duhen përkujtuar për të mos harruar. Ndonëse janë shpallur 38 martirë ku bën pjesë dhe Mons.Frano Gjini, kësaj listë i mungon Atë Anton Harapi, po ashtu, nuk është më pak martirë avokati i shquar Myzafer Pipa i cili mbrojti klerikët katolik para gjyqit komunist dhe kjo i kushtoi me jetë, akti i tij është sublim dhe duhet nderuar.

Për ta përkujtuar siç e meriton Abatin Mons.Gjinin, brenda këtij viti do sjelli në bashkautorësi me studiuesin nga SHBA-ja Tomë Mrijajn një monografi e cila do të përfshijë brenda saj, letërkëmbime të harkut kohor 1930-1945, dokumente arkivore si dosjen e plotë të gjyqit, rrëfime nga ata që e kanë njohur nga afër dhe çdo dokumentim të aktivitetit të tij fetar.

Në datën 11 mars të 1948 së largët, 70 vite më parë u pushkatuan këta klerikë siç shkruhet në shkresën e datës 12 Mars 1948, dokument marr nga dosja Mons.Gjinit në Arkivin e Ministrisë së Punëve të Brendshme:

Ju njoftojmë se të dënuarit me vdekje

1.Monsinjor Frano P.Gjini, 2.P.Mati K.Prendushi dhe 3.D.Nikoll Deda të gjithë vijnë nga Shkodra u ekzekutuan me dt. 11.3.1948 në 5 paradite dhe fjala e fundit ka qenë:

1.Frano Pjetri tha se: Rroftë Krishti Mbret, feja katolike dhe katolikët në botë, Rroftë Papa, gjaku dhe trupi i jem mbetet këtu, pse shpirti dhe zemra është tek Papa, Rroftë Shqipnia.

2. Pader. Mati K.Prendushi tha se: Jam i pafajshëm, po vdes në krye të detyres sime. Rroftë Krishti Mbret, rroftë Papa, rrofshin katolikët, Rroftë Shqipnia. U bëj hallall gjyqit dhe ato që do të shtijnë mbi trupat tanë të pafajshëm.

3. D.Nikoll Deda tha se:Rroftë Shqipnia, po vritem në punën time, rroftë Krishti Mbret, Rroftë Populli Shqiptar.

P.Kryetar i Gjykatës
Kap I
Misto Bllaci

Share: