Home KRYESORE “E helmova se ishte magjistare”, zbulohet një fakt i frikshëm për nusen...

“E helmova se ishte magjistare”, zbulohet një fakt i frikshëm për nusen e arrestuar

Të tjera detaje janë zbuluar nga krimi tronditës në Kamëz, ku nusja vrau vjehrrën rreth një vit më parë.

Në dosjen hetimore, nusja Marjana Cmeta ka pasur probleme me shëndetin mendor. Cmeta, i hodhi fostoksinë vjehrrës në një pije frutash pas konflikteve të herëpashershme që kishte me të. Por si u zbulua vrasja tronditëse?

Ditën që ndodhi ngjarja, viktima sapo ishte kthyer në shtëpi, pasi në mëngjes shiste qumësht. Ajo ka qenë vetëm me nusen në banesë dhe kjo e fundit i ka servirur një lëng frutash me fostoksinë brenda.

Pasi ka ndërruar jetë viktima, nusja ka lajmëruar një të afërmin e saj, duke mos treguar të vërtetën për ngjarjen. Disa ditë më pas, Marjana Cmeta i është drejtuar një personi të njohur si hoxhë për të larguar “magjitë”.

Hoxha i arrestuar, Hysen Shehu
Hoxha i arrestuar, Hysen Shehu

Në momentin që ka gjetur hoxhën, i cili është Hysen Shehu, Cmeta, që në atë kohë ishte 20 vjeçe, ka rrëfyer tek ai se ka helmuar vjehrrën. Pasi ka dëgjuar këtë, Shehu i ka kërkuar të resë që të ndërpresë rrëfimin dhe ta linin takimin për një moment të dytë. Gjatë kësaj kohe, Shehu ka siguruar një kamerë për të regjistruar rrëfimin e vajzës.

Në takimin e dytë, që është kryer 12 ditë pas vrasjes së vjehrrës, Marjana Cmeta ka rrëfyer të gjithë krimin e bërë me shpresën se do të çlirohej nga makthet që po përjetonte.

Pasi ka regjistruar gjithçka, shtetasi Hysen Shehu ka thirrur për takim bashkëshortin e vajzës dhe djalin e viktimës, Oltian Lamin. Shehu i ka thënë Lamit se vajza i kishte treguar se kishte vrarë vjehrrën.

Në këto kushte, ka qenë i biri i viktimës që ka shkuar në Prokurori dhe ka bërë kallëzim për krimin. Menjëherë, dosja është marrë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, përkatësisht nga prokurori Besnik Muçi.

Duke qenë se krimi është kryer më 30 prill të vitit të shkuar, ka qenë e pamundur që të zhvarroset viktima dhe t’i nënshtrohet autopsisë. Prokuroria ka nisur verifikimet për të vetëquajturin hoxhë, Hysen Shehun, dhe ka ushtruar kontroll në banesën e këtij të fundit.

Shehu vetë ka deklaruar para hetuesve se nuk ka e ka regjistruar rrëfimin e gruas. Pasi është vënë në dijeni të akuzës së moskallëzimit të krimit, Shehu ka vendosur të bashkëpunojë me drejtësinë, duke dorëzuar edhe regjistrimet audio.

Më pas, hetimet janë shtrirë edhe më tej dhe Prokuroria ka mësuar se në dijeni të krimit kanë qenë edhe bashkëshorti i viktimës, Agim Lami. Nuk dihet ende pse Lami nuk ka denoncuar nusen e djalit për krimin, por hetimet thonë se ai është vënë në dijeni për ngjarjen nga Arben Saliu, i cili është kushëri i tij.

Ky person është vënë në dijeni nga i vetëquajturi hoxhë për krimin dhe i ka treguar Lamit. Në një kohë që Lami nuk mori asnjë masë për sa kishte rrëfyer nusja e djalit, Shehu vendosi t’ia tregonte edhe të birit të viktimës, i cili bëri edhe kallëzimin. Pas muajsh hetime u zbulua edhe e vërteta e vdekjes së Lirie Lamit.

Policia arrestoi dy ditë më parë 21-vjeçaren Marjana Cmeta, e cila akuzohet për vrasjen e vjehrrës së saj, ndërsa u arrestuan edhe Hysen Shehu, Arben Saliu dhe Agim Lami për moskallëzim krimi. Në lidhje me motivin e krimit, ende asgjë nuk është e qartë.

Dyshimet janë se nusja ka pasur konflikte të vazhdueshme me vjehrrën e saj. Ajo u ka treguar të afërmve se nuk ndihej mirë në shtëpinë e bashkëshortit, pasi shpeshherë e akuzonin për tradhti.


360grade.al

Share: