Kryeministri Edi Rama është kundërshtuar masivisht në rrjetin social Facebook me statusin e tij mbi protestat ne Rrugen e Kombit, ku qytetarët e qarkut të Kukësit dhe shumë të tjerë të ardhur nga Kosova dhe shkatërruan dhe i vunë flakën kabinave të pagesës së faturës së rrugës në shenjë proteste.
Përmes një shënimi të shkurtër, kryeministri Rama ka paralajmëruar pasoja për ata protestues që janë përfshirë në dëmtimin e pronës publike dhe sulmet ndaj forcave të rendit dhe qytetarët të irrituar nga taksat gjithmonë në rritje të qeverisë socialiste, kanë reaguar po aq të rebeluar përmes komenteve të tyre në faqen zyrtare të kryeministrit në rrjetin social Facebook.
Janë mbi 1 mijë komente që kundërshtojnë me forcë qendrimin e kryeministrit në Facebook, duke i kujtuar atij se protesta e radhës do të jetë para Kuvendit të Shqipërisë.
Një tjetër komentues i shkruan Ramës se po të vjen fundi, pasi Shqipëria dhe shqiptarët duhet të respektohen dhe një udhëheqës duhet të jetë i përulur para halleve të vendit.
Siç vijon me tej komentuesi, duke i kujtuar edhe njëherë se është populli ai që e ka vendosur në këtë detyrë dhe do jetë po ai që do e rrëzoi nga ajo.