Aktori Besart Kallaku ditën e djeshme mori një koment kritik nga e motra, pasi në foton ku uronte gratë e rëndësishme të jetës së tij, nuk e kishte përfshirë edhe atë.
“Po mua lopa më ka bërë?! Hajt se e flasim zemra motrës!”-i shkroi Ana në koment vëllait të saj, por përgjigjen e tij prekëse me shumë mundësi nuk e ka pritur.
“Ti je akoma e vogla ime, ajo që të rrita unë dhe nuk të shoh dot si grua, por si e vogla e ‘bait vet’. Të do vllai shumë!”-i ka shkruar Besi motrës së tij, e cila me siguri do të jetë emocionuar pafund nga përgjigja e tij. Pak kohë më parë, në një intervistë televizive, Bes Kallaku rrëfeu se ai ishte tepër i lidhur me motrën e tij dhe se ishte vetë ai që e lante dhe e ushqente me shumë kujdes kur ajo ishte e vogël.