Home KRYESORE E pabesueshme: 38 vjeçaren e shpallin dy herë zyrtarisht të vdekur, sot...

E pabesueshme: 38 vjeçaren e shpallin dy herë zyrtarisht të vdekur, sot ajo vrapon

Colleen Kelly Alexander ishte 38-vjeçe, së fundmi e martuar dhe shtatzënë kur u godit nga një kamion mallrash në tetor të vitit 2011. Të dhënat e saj mjekësore tregojnë se ajo iu nënshtrua operacionit në tru dhe me vite ka luftuar me lupus.

Ajo humbi aq gjak sa dy herë e shpallën zyrtarisht të vdekur – njëherë brenda 20 minutash dhe herën tjetër brenda dhjetë minutash – dhe më vonë “edhe disa herë” 48 për pas aksidentit, shkruan Daily Mail.

Në spitalin New Heave në Konektikat, SHBA, ku ajo ishte shtrirë, mjekët arritën të stabilizojnë gjendjen e saj.

Edhe pse askush nuk e priti këtë, Colleen arriti të rikuperohej në tërësi dhe tash serish mund të vrapojë. Kohë më parë ka shkruar edhe një libër mbi përvojën e saj pas rikuperimit të lodhshëm, transmeton KosovaPress.

“Nga koha në kohë unë mund të jem pak emocionale”, pranon ajo, duke folur për tmerrin e ri-përjetimit ndërsa përgatiti librin. “Ka disa gjëra që më prekin më shumë se të tjerat: unë e dija se kurrë nuk do të mund të kem një fëmijë apo një kujtim të shokëve të mi. Këto janë momentet më të vështira”, shton ajo.

Ajo pohon se njerëzit kanë ide të gabuar rreth komës medicinale, pasi mendojnë se janë plotësisht pa vetëdije, nuk mund të shohin dhe as të dëgjojnë, apo të reagojnë në një asnjë mënyrë.

“Kjo nuk është e vërtetë. Disa javë pas traumës, ndihesha sikur jam ngujuar në ethet e natës, e ngujuar në trupin tim. Ndonjëherë isha pa vetëdije, por herën tjetër isha në një gjendje, të cilën nuk mund ta krahasoj me asgjë- kjo ishte koma ime”, tregon Colleen.

Ajo tregon se gjatë kohës sa ishte në koma kishte halucinacione, dëgjonte zëra dhe disa gjëra, ndërkohë që i dukej se i gjithë trupi po i ndizej flakë.

“Gjithçka që mund të mendoja ishte se sa dëshiroja një gotë uji. Kur bashkëshorti im Sean hyri në dhomë, thirri: ‘Hej, e dashur, unë jam këtu’. Unë e mbaj mend. Kam hapur sytë dhe shikoja përreth. Njeriu mund të hapë sytë edhe kur ndodhet në koma mjekësore”, thotë Collen.

Ajo tregon se fillimisht nuk ka mund t’i njohë njerëzit e saj të afërt, pasi ëndrrat ishin të tmerrshme dhe i dukej se dikush pi e dhunonte.

“Nuk kisha asnjë ide se çfarë po i shkaktonte ato imazhe të tmerrshme, por tani e di se erdhën stafi mjekësor për të ndërruar fashat. Vagjina dhe rektumi im ishin copëtuar nga aksidenti. Infermieret do të pastronin plagët e mia për orë të tëra. Ndonëse isha shumë e mërzitur dhe kisha një tub të frymëmarrjes në fyt, presioni i gjakut ngrihej gjatë ndërrimit të fashave, dhe stafi mund të shihte ndryshimet në fytyrën time. Ashtu duket koma e shkaktuar nga ana mjekësore. Asgjë nuk mund të heqë krejtësisht dhimbjen, por vetëm ta bëni atë mjaftueshëm për të mos vdekur për shkak të shokut”, rrëfen Colleen./360grade.al

Share: