Nga Kasem Seferi
Shpesh, nuk mjafton të japësh mendimin individual/personal si individ, pavarësisht, se mund të thuash një të vërtetë që ka vlerë.
Jemi mësuar, ndoshta, për dy arsye të përdorim:
argumentimin tonë personal, bazuar në përvojën dhe njohjen e mjedisit ku vepron sistemi tatimor (gjë që sjell jo rrallë kompleksin e përulësisë kundrejt të mendimit dhe përvojës së huaj, veçanërisht, asaj ligjore); dhe
përmendjes së thënieve të individëve të huaj, natyrisht, të njohur në fushën e të tatuarit në kuadër të veprimtarisë së sistemit tatimor.
Për ta bërë më të kuptueshme këtë mënyrë të arsyetuari po i përmbahem arsyes së dytë në paragrafin e mësipërm.
“Tatimet janë ato çfarë ne paguajmë për shoqërinë e civilizuar.”. Oliver Wendell Holmes – jurist tatimor
“Përsa i takon mendjemprehtësisë së tatimpaguesve në renditjen e punëve të tyre përsa i përket minimizimit të tatimeve, ne kemi thënë se: Kuptimi i vërtetë i linjës në ligj është që ju në mënyrë të qëllimshme mund të shkoni aq afër tij sa ju mundeni në qoftë se nuk e kaloni atë. Kjo është kështu sepse askush nuk ka ndonjë detyrim publik për të paguar më shumë se kërkon ligji. Tatimet janë pagesa të detyruara, jo kontribute vullnetare.”.
Felix Frankfurter, Gjykatës në Gjykatën e Lartë (Supreme Court) të SHBA
“Asnjë njeri në këtë vend nuk është ndën obligimin më të vogël, moral ose tjetër, kështu që t’i organizojë marrëdhëniet e tij ligjore për biznesin e tij, ose pasurinë e tij pët ‘ia bërë të mundur Të Ardhurave të Brendshme të venë lopatën më të madhe të mundshme në rezervat e tij … Dhe tatimpaguesi … ka të drejtë të jetë syçelur për të parandaluar ndershmërisht aq shumë sa ai mund boshatisjen e pasurisë së tij nga Të Ardhurat.”.
Lord Clyde në gjykatën më të lartë të Britanisë së Madhe House of Lords
“Çdokush mund t’i përgatisë punët e tij që tatimet e tij të jenë sa më të vogla që është e mundur; ai nuk kufizohet për të zgjedhur atë formë me të cilën ta paguajë më mirë buxhetin e shtetit; madje nuk ka një detyrë patriotike për të rritur tatimet e dikujt.”.
Learned Hand, J in Helevering v. Gregory US 2 – nd Circuit 1935
“Në mënyrë të përsëritur gjykatat kanë thënë se nuk asgjë të keqe në përgatitjen e punëve të dikujt për t’i mbajtur tatimet aq të vogla sa është e mundur. Të gjithë bëjnë kështu, të pasur dhe të varfër, për arsye se askush nuk ka i borxh ndonjë detyrimi publik për të paguar më shumë se sa kërkon ligji: tatimet janë vjelje të detyruara, jo kontribute vullnetare. Të kërkosh më shumë në emër të moralit është thjesht hipokrizi.”.
Learned Hand, J in Commissioner v. Newman, 159 F.2d 848 (CA – 2, 1947)
“Hapat në një seri të transaksioneve zyrtarisht të ndarë por të lidhura që përfshijnë transferimin e pasurisë duhet të trajtohen si një transaksion i vetëm, në qoftë se të gjitha hapat lidhen në mënyrë thelbësore. Me saktë se sa të vështruarit e secilit hap si një ngjarje e izoluar, hapat vështrohen sëbashku si përbërës të një plani të përgjithshëm.”.
Greene v. United States 13 F.3d 577 (2 – nd Circuit 1994)
“ … në qoftë se ka ndonjë kuptim në ligj, do të thotë se veprimet e bëra ose dokumentet e ekzekutuara nga palët për “mashtrimin” i cili nga ato ka për qëllim t’i japë palëve të treta, ose për gjykatën pamjen e krijimit ndërmjet palëve të obligimeve dhe të drejtave ligjore të ndryshme nga obligimet dhe të drejtat aktuale (në qoftë se ka ndonjë) të cilat palët kanë për qëllim të krijojnë.”.
“Dikush mund t’ia nisë nga pozicioni se ligji statutor në këtë vend, kur ai dekreton rregulla që duhet të zbatohen për transaksione të veçanta, në përgjithësi i referohet natyrës ligjore të transaksionit dhe jo efektit të tij ekonomik.”.
Snook v. London & West Riding Investment Ltd [1967] 1 AII E.R. 518 (CA)
“Diferenca ndërmjet shmangies tatimore dhe evazionit tatimor është trashësia e një muri burgu” Denis Healey – ish Kancelar i Thesarit në Mbretërinë e Bashkuar
Shpesh mund të jetë dhe, në të vërtetë, është e vështirë për të nxjerrë dalllimin ndërmjet shmangies tatimore, evazionit tatimor dhe mashtrimit tatimor.
Shmangia tatimore nuk është shkelje kriminale e ligjit, për arsye se tatimpaguesit kanë të drejtën të zvogëlojnë, shmangin ose minimizojnë tatimet e tyre me mjete legjitime.
Pra, është dikush, që shmang pagesën e tatimit, duke mos fshehur dhe keqparaqitur, por duke modeluar dhe paraplanifikuar ngjarjet për të zvogëluar, ose eleminuar detyrimin tatimor brenda perimetrave të ligjit.
Evazioni tatimor, në fakt, përfshin një mashtrim të “kuletës” publike, nëpërmjet disa veprimeve afirmuese për t’iu larguar tatimit, ose për ta shkatërruar bazën e atij, ose pagesën përkatëse.
Tipet e shkeljeve kriminale të legjislacionit tatimor nga tatimpaguesit përkufizohen në ligjin nr.9920, datë 19.05.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, te neni 116.
Megjithëatë, shmangia tatimore dhe evazioni tatimor janë faktorë të rëndësishëm, që kufizojnë mbledhjen e të ardhurave për qeverinë.
Shmangia tatimore dhe evazioni tatimor kanë një efekt të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të vendit, veçanërisht, për shkak të pamjaftueshmërisë së kuadrit institucional dhe mungesës së ekspertizës së mjaftueshme dhe të burimeve për të monitoruar kompleksitetin e tyre. Kompleksiteti i sistemit tatimor krijon të çara, të cilat tatimpaguesit i shfrytëzojnë në mënyrë legjitime.
Legjislacioni tatimor shqiptar, në ligjin nr. 9920, datë 19.05.2008 “Për proçedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, përkufizon vetëm evazionin fiskal në nenin 116:
“Fshehja e detyrimeve tatimore, nëpërmjet dorëzimit të dokumenteve false, deklaratave të pavërteta apo informacioneve joreale, vlerësimi i të cilave çon në përllogaritjen e pasaktë të shumës së tatimit, taksës apo kontributit, përbën evazion dhe dënohet me gjobë të barabartë me 100 për qind të diferencës së shumës së përllogaritur nga ajo që duhet të ishte në fakt.”, ndërsa në udhëzimin nr.24, datë 02.09.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”.
Në legjislacionin tatimor të vendeve të zhvilluara, termi “evazion tatimor”, përkufizohet për veprimet e paligjshme të kryera nga tatimpaguesit, ndërsa termi “shmangie tatimore” përkufizohet për veprimet e kryera nga tatimpaguesit brenda përkufizimeve të legjislacionit tatimor.
Në këtë kontekst, evazioni tatimor nënkupton pagimin e qëllimshëm të një mase më të vogël të një tatimi, nëpërmjet veprimeve të zvogëlimit, fshehjes, mosraportimit të fakteve përkatëse, ose nëpërmjet deklaratave të pasakta, ose false dhe jo sa kërkon ligji tatimor.
Mund të mos e duash një qeveri, mund të mos duash dhe përkrahësh një bindje politike, mund të mos duash dhe preferosh një/ose disa politika tatimore, por nuk mund të mos duash dhe mbështesësh atë lloj klime të biznesit që çon përpara rritjen ekonomike.
Nuk kam dashur, nuk dua dhe nuk do të dua t’i personalizoj shumë çështje që kanë të bëjnë me politikat tatimore, me administrimin tatimor dhe me individë që nuk e meritojnë të jenë në pozicione nga ku japin mendime.
Prap, do t’i kthehem të ndjerit Ferdinand Radi dhe Hysen Hakani që, në një prej dialogjeve plot humor, do të përdornin shprehjen domethënëse që vijon për diagnozën e një sëmundje:
“Të është bashkuar zyrra e trashë me trurin, prandaj të dalin këto mendime të dhime/dhjera”.
Kasem Seferi – ekonomist