Presidenti turk Erdogan ka reaguar ashpër dhe ka guxuar ti kërkojë llogari kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili pas dëbimit të 6 shtetasve turk, shkarkoi nga detyra ministrin e Brendshem dhe kreun e Sherbimit Sekret.
“Kryeministri i Kosovës i largoi nga detyra personin në krye të inteligjencës dhe ministrin e Brendshëm. Unë tani pyes kryeministrin e Kosovës: Me udhëzim të kujt more një hap të tillë? Prej kur fillove t’i mbrosh ata që u përpoqën t’i bëjnë grusht shteti Republikës së Turqisë?”, është shprehur Erdogan në një takim të partisë së tij.
“Si mund t’i ushqesh këta njerëz që kanë bërë një tentativë për grusht shteti ndaj Turqisë e cila mirëpret Kosovën si një vëlla. Do të japësh llogari edhe t’i për këtë. Vëllezërit e mi kosovarë nuk i japin kredibilitet një kryeministri si ti. Vëllezërit e mi kosovarë, kosovarët që i njoh dhe i di, do të kërkojnë llogari prej teje për këtë. Unë e di edhe këtë”, vijoi më tej kreu i shtetit turk me gjuhe te papranueshme per kryeministrin e nje vendi sovran.
Ne fakt, sot eshte dita qe ta mbeshtesim te gjithe kryeministrin e Kosoves dhe te mos bejme sehir kur dikush nderhyn ne punet e brendshme te nje vendi fqinj. A nuk duhet te reagoje fort si Prishtina edhe Tirana? Do na vije radha edhe ne nese nuk reagojme!