Home I pakategorizuar Goditet rrjeti i trafikut të drogës në Itali, 37 persona në pranga

Goditet rrjeti i trafikut të drogës në Itali, 37 persona në pranga

Antimafia italiane ka goditur një grup kriminal të trafikut të lëndëve narkotike nga Kolumbia, Shqipëria, Maroku dhe Spanja.

Mësohet se gjatë këtij operacioni është sekuestruar drogë, bomba, municion e armë.

Mediat italiane shkruajnë se me urdhër të prokurorisë së Leçes është ekzekutuar të martën në mengjes operacioni i koduar “Orioni”, i cili çoi në shkatërrimin e tre grupeve kriminale në lidhje me mafian pugliese Sacra Corona Unita.

Bëhet me dije se 62 persona janë vënë nën hetim, ndërsa ndaj 37 të tjerëve është lëshuar urdhëri i arrestit, 20 prej të cilëve në burg e 17 në arrest shtëpiak.

Akuza ndaj tyre është pjesëmarrje në organizim mafioz, trafik ndërkombëtar lëndësh narkotike, mbajtje pa leje armësh e lëndësh eksplozive, kërcënim personi, zhvatje të dhunshme etj.

Mjaft prej të arrestuar janë të lidhur me mafian pulgiese Sacra Corona Unita e me klanin mafioz të Antonio Amato.

Dy prej tre grupeve kriminale të shkatërruar në këtë operacion, merreshin kryesisht me trafikimin e drogës. Droga trafikohej nga Kolumbia në Itali, por dhe nga Shqipëria, Maroku e Spanja.

Sipas hetimeve biznesi i drogës i siguronte këtyre grupeve kriminale një përfitim prej miliona euro e vetëm brenda një muaji, në shtator të 2015, kishin mundur të hidhin në treg drogë në vlerë 300 mijë euro.

Ndër 37 urdhër arrestimet nuk ka asnjë shtetas shqiptarë, por hetimet e antimafias italiane janë ende në zhvillim. Ndër të arrestuarit është dhe ish portieri i skuadrës së Leçes Davide Petrachi.

Operacioni ‘Orion’ ka çuar në sekuestrimin e sasive të ndryshme droge të tipti kokainë, heroinë e marijuanë si dhe të një kallashnikovi të tipit AK47 i prodhimit rus, të 5 pistoletave me municionin përkatës, të dy bombave si dhe 4 detonatorë./Opinion.al

Share: