Home KRYESORE Habit gazetarja shqiptare ndersa thotë: Nuk lihet burri për tradhti

Habit gazetarja shqiptare ndersa thotë: Nuk lihet burri për tradhti

Gazetraja Erjona Rusi ka habitur së fundmi me një deklaratë të saj në emisionin “Top Show”. Ajo është shprehur se nuk e sheh si problem nëse bashkëshorti i saj do të shihte, apo bisedonte me një femër të bukur.

“Sinqerisht nuk e them për klishe, të hutohet dhe të kënaqet me sy. Madje edhe më shumë po të dojë”, tha Erjona duke i lënë të habitur të ftuarit ndërsa Alban Dudushi e pyeti se çfarë nënkupton ajo me më shumë.

“Me më shumë e kisha fjalën që të rrijë me të, të bisedojë. Nuk thashë të shkojë në krevat me të”, u përgjigj gazetarja teksa shtoi: “Po nëse ajo është aq e zonja sa të ma marri burrin për në krevat, hallall ja bëftë Zoti”.

“Unë kam shumë besim tek vetja ime, por nëse do ndodhte dhe unë do e zbuloja, nuk do bëhej qameti, ta garantoj. Unë mendoj që nuk lihet burri as gruaja për një tradhti”, u shpreh Erjona.

Share: