Home KRYESORE Horoskopi, 10 mars 2018

Horoskopi, 10 mars 2018

Dashi

Duket se tranziti i yjeve në qiellin tuaj është i favorshëm, sidomos me Mërkurin, efekti i të cilit do të jetë konsistent në aspektin e punës dhe në sektorin e parave. Mjaft interesant erosi.

Demi

Edhe për ju që i përkisni kësaj shenja yjet janë pozitivë në përgjithësi, por duhet të tregoni shumë kujdes në planin ekonimik, pasi nuk arrini dot të kontrolloni shpenzimet. Mirë shëndeti.

Binjakët

Me Merkurin në një orbitë të poërshtatshme nga njëra anë dhe me Afërditën që vazhdon t’ju simulojë, nuk do ta keni aspak të vështirë të arrini rezultate pozitive si në punë ashtu dhe në dashuri.

Gaforrja

Paqëndrueshmëria juaj sot do të vijë në rritje, për shkak të kontrasti në shenjë ndërmjet Saturnit dhe Uranit. Megjithatë, është një gjendje e përkohshme dhe shpejt do të gjeni një ekulibër.

Luani

Në përgjithësi të lindurit e kësaj shenje janë të favorizuar nga yjet, por kujdes, sepse mund të mjaftojë një hap i pamenduar mirë për të prishur gjithçka. Raporte disi të ndera me të tjerët.

Virgjëresha

Pas një periudhe relativisht të qetë, duket se vejn momenti për t’u përballur me një moment të vështirë, të cilin do ta kaloni me sukses edhe në sajë të ndihmës së dikujt. Mirë erosi.

Peshorja

Sot duhet të tregoni kujdes, sidomos në marrdhëniet me njerëzit e afërt, për shkak të ndikimit negative të dyshes Afërditës-Hënë në shenjë. Mjaft aktivë në punë por shepnzoni pa kriter.

Akrepi

Pritet një ditë mjaft intensive (Marsi sot është nëj një pozicion interesant) dhe duket se sot nuk do të kini kohë as të merrni frymë. Por sa sodisfaksion kur rezultatet ju japin të drejtë, apo jo?!

Shigjetari

Jupiteri sot duket se do te jete “ylli juaj i mirë” në shenjë, pas do t’ju bjë të jeni shumë të qartë në mendime dhe shumë të zellshem për të punuar. Ambiciozë ju bën Hëna.

Bricjapi

Sot janë të ghjitha gjasat për një ditë shumë aktive e me shumë intensitet në planin profesional, por që në sajë të rezultateve të pritshme, do t’ju bëjnë të ndjeheni mirë edhe në atë sentimental.

Ujori

Me një mori planetesh që ju mbështesin sot është vërtet më vështirë të humbasësh se të fitosh, por jo gjithçka varet nga qielli. Hëna ju « hap gojë » por nga ana tjetër ju bën edhe magjepsës.

Peshqit

Edhe për ju, kuadri ujor duket se do të jetë e mirë, me mbështetjen e Marsit dhe Merkurit, të cilët do të bëjnë që të jeni më të qetë shpirtërsiht. Si gjithmonë, jeni shpenzues të pashërueshëm. Mirë erosi.

Share: