Home KRYESORE Ish-banorja e Big Brother masakrohet nga komentuesit pas intervistës, shpërthen Rudina Magjistari

Ish-banorja e Big Brother masakrohet nga komentuesit pas intervistës, shpërthen Rudina Magjistari

Ditën e premte në emisionin Rudina ishte e ftuar ish-banorja e Big Brother Genta Gjalpi. Në intervistë ajo foli rreth jetës së saj, si edhe për projektet e saj profesionale. Por një detaj i ka bërë përshtypje moderatores Rudina Magjistari, e cila pasi ka postuar në Instagram foton nga intervista me Gentën, është përballur me një lum komentesh negative. Si pasojë moderatorja ka postuar një mesazh për të gjithë komentet negative të cilat e kanë irrituar.

“Pupupu… çfare llumi komentesh! Mbi 200 komente ofenduese, denigruese, hipokrito-moraliste per nje vajze qe quhet Genta, e qe e keni pare dhe mbeshtur me votat tuaja, kur konkuronte ne televizion. Tani jeton jeten e vet, pa asnje lidhje me ju. Gjate intervistes foli gjithçka korrekt dhe çilter, si zakonisht ajo flet kur ftohet ne panele televizive. U vesh me minifund e dekolte te bollshme ne program? Po ashtu e mendoi dhe ashtu beri. Jetojme ne nje bote te lire, more bashkeqytetare! E per fat ne mes te Evropes. Ju te rriturit qe u shqetesuat, me vjen keq por s’kam asnje detyre te kuroj frustracionet tuaja. Ju prinderit, qe shkruani se u shqetesuat per femijet tuaj? Ju lutem, here tjeter beni prindin duke i bere shpjegimet perkatese femijes tuaj mbi gjithçka sheh dhe degjon ne ekran. Programi im eshte per te rritur, s’eshte emisioni i perrallave. 

Une ne program ftoj Genten e kedo tjeter, qe nuk percjell mesazhe dhune, raciste apo fashiste. Keto jane parimet e mia. Per te tjerat, jeni te lire te zgjidhni sipas preferencave dhe shijeve tuaja. Edhe pse me thene te drejten, Genten e kishit pare shume, ose ne termat e rinj: “ka bere audience”. Por sa per t’ju kujtuar, sfiden per audience e kam pasur ne çdo program timin, qe ne fillimet e mia, ketu e 20 e ca vite perpara, me apo pa mates audience. Edhe gjithmone kam qene ne maje! Falenderoj te gjithe ata qe e kuptojne drejt kete mesazh!”, – përfundon Rudina.

Opinion.al
Share: