Home KRYESORE “Ishte rëndë, foli pak”, gjyqtarja jep masën e sigurisë në spital për...

“Ishte rëndë, foli pak”, gjyqtarja jep masën e sigurisë në spital për Gentian Hoxhën

Gjykata është zhvendosur sot në Spitalin e Traumës aty ku ndodhet i shtruar prej 3 ditësh Gentian Hoxha. Gjyqtarja Shefkie Demiraj tha se i akuzuari foli shumë pak pasi ishte në gjendje të rëndë.

“Masa e sigurimit e kërkuar nga Prokuroria e Rrethi Gjyqësor Tiranë është ajo e arrestit me burg parashikuar nga neni 208 i Kodit të Procedurës Penale. Kishte avokat të caktuar nga shteti sepse nuk kishte avokat të zgjedhur. Foli shumë pak, është rëndë”, tha gjyqtarja në përgjigje të interesit të medias.

Ndërsa avokati i Gentian Hoxhës, tha se për momentin nuk kanë asnjë pretendim. Sipas avokatit, i plagosuri ka thënë se i ka shpërthyer një pako që e ka pasur në dorë.

“Pamë rrethanat. Nuk kemi informacion tani për tani. Do shohim në vijim se si do të veprojmë lidhur me mbrojtjen. Ai thjesht thotë se ka pasur një pako në dorë dhe i ka shpërthyer. Në vijim do shikojmë faktet provat, sepse akoma nuk jemi njohur. Pretendimi fillestar është se i ka shpërthyer një telefon në dorë”, theksoi avokati.

Share: