Home KRYESORE “Ju dua me zemër”, Rama shpjegon arsyen pse ju mor fryma pas...

“Ju dua me zemër”, Rama shpjegon arsyen pse ju mor fryma pas protestës

Kryeministri Edi Rama thote se e ka patur emocionale gjithë tensionin që përçoi mbrëmjen e sotme në konferencë drejtuar shqiptarëve pas protestës në Rrugën e Kombit.

Rama, vetë e ka shpjeguar se gjithçka ka të bëjë me gjakun që i zien në vena, pasi e do me zemër këtë vend…

Më poshtë statusi i tij në facebook që shpjegon frymëmarrjen e rënduar në konference:

Kam nje lajm për ata që merren me frymëmarrjen time në komunikimin e sotëm: Kam gjak shqiptari jo llum kazani në vena. Zemrën e kam në vend jo në zorrë. Mish e shpirt i kam në dispozicion të detyrës dhe të atyre që e duan këtë vend megjithë mend e këtë popull me gjithë zemër!

Share: