Home KRYESORE Kë po injoron Rama: Bashën, Kryemadhin, apo familjet e varfëra?

Kë po injoron Rama: Bashën, Kryemadhin, apo familjet e varfëra?

Nga Rivera Dedaj*

Është ftuar në mocion për debat nga opozita për të skemen e re të ndihmës ekonomike, ku u përjashtuan mbi 20 mijë familje nis nga janari i këtij viti.

Edi Rama mbërriti me vonese në sallën e parlamentit dhe sapo zuri vend në karrige vendosi kufjet në vesh dhe telefonin në dorë. “Po ju dëgjon ju se kemi probleme me akustikën në sallë”, tha Ruçi, në përpjekje për ta justifikuar, teksa Edmond Spaho i kërkoi Ramës të hiqte kufjet”. “Po dëgjon muzikë. Kjo është e pamoralshme”, u përgjigj Spaho.

Kryeministri më pas doli në foltoren e Parlamentit dhe paraqiti ato që ka shkruar në facebook përgjatë këtyre javëve të fundit: Se lëmosha nuk është zgjidhje dhe se ai kërkon ti integrojë familjet e varfëra duke u gjetur punë.

Pasi mbaroi fjalën dhe në foltore u ngrit Lulzim Basha për të replikuar me të, Kryeministri rrasi sërish kufjet në vesh dhe shikimin mbi celularin e tij. Deputetët e PD dhe vetë Basha herë pas here i kërkonin të hiqte kufjet.

“Hiq kufjet, ato që vendos në Parlament, dhe ato të tjerat që i kanë bllokuar veshët dhe sytë për të parë Shqipërinë e vërtetë t’u rikthejë ndihmën ekonomike njerëzve në nevojë, të ndalë gënjeshtrën se mund ti ndihmojë me 6% e bashkisë”, tha Basha në mbyllje të fjalës së tij.

Më pas fjalën e mori kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi. As atë, Kryeministri nuk pati mirësinë ta dëgjonte teksa fliste për rritjen e varfërisë në vend dhe mbetjen pa mbështetje të mijëra familjeve.

Kjo në pamje të parë duket injorim ndaj opozitës në sallë… por si e shohin ata që e kanë votuar Ramën për Kryeministër. Kë po injoron në të vertetë Edi Rama?! Pse i zë veshët kur flitet për mjerimin dhe dëshmitë konkrete për nënat e fëmijët që janë pa bukë?!

/R.Dedaj-Opinion.al


Share: