Tashmë shpëtuat nga rreziku rus, ndaj dëgjoni e mbani vesh. U prita të zbrazeni. U zbrazet nga lart, siç zbrazen rëndom gjitarët nga poshtë. Me këtë rast, u pashë për herë të parë mëndjen dhe kafkën më podiumet ku folët. Idiotë e shkuar idiotëve. Ju sdinit të lexonit çu vunë përpara, O tunxhër! Dhe të tiĺlë nuk u bëtë dje. Po ku i zbuluat rusët Ju mor aman? Ju zbulues? Ju as spiunë lagjeje su vija. Po ç’ti bëjmë të mënçurve në LSI që vunë dorë mbi Ju. Me dorëheqjen tuaj, veç na turpëruat edhe me rusët që sdinin se ka LSI në këtë dynja.
Largohen këshilltarët – thanë mediat!
Po çkëshilla jepnin këto mor aman? Po kush i ka dëgjuar për këshilla këto? Po kush dëgjon këshilla në partitë shqiptare? Qesharakë. U bëtë gazi botës! Tani provoni të jepni këshilla në PS. Do mbarohen edhe letrat higjenike e Ju prap sdo ju përdorin!
U larguan nga rreziku rus në LSI!!!
Aaaaaaa…..! O torrollakë kudo ku jeni!
Meqë tani jeni të lirë, e të imunizuar nga rreziku rus doja tu dëgjoj të artikuloni një rresht pa lexuar në letër. Po si mundet të jeni kaq të trashë? Ku e gjetët agjenturët Ju o të mjerë.
Në LSI veç ndonjë spiuni nga Skrapari që spiunonte te z.Meta për skraparlliun e fshatit karshi, që ka marrë post apo tender, nuk gjen të tjerë spiunë.
Në fund,
Udha e mbarë! Mbas Jush mund të vij dhe Unë ndonjë ditë, për 100 arsye, por Jo për rusët në LSI. Në LSI mund të gjenden sot edhe gjurmë dinozauri, por jo gjurmë rusi.