Home KRYESORE Kotzias paraqet emrin e ri të Maqedonisë

Kotzias paraqet emrin e ri të Maqedonisë

Në një mbledhje joformale të Qeverisë në Athinë, Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias, ka prezantuar pikat kryesore të propozim-marrëveshjes që do t’i dorëzohet Shkupit për zgjidhjen e kontestit rreth emrit të Maqedonisë.

Një nga propozimet që përmendeshin në mediat greke janë Maqedonia e Epërme apo siç duan ta pagëzojnë në origjinal Gorna Makedonija. Por në tryezë janë edhe propozime të tjera,- shkruan Lapsi.al.

Vizitën e kryediplomatit grek e konfirmon edhe zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bujar Osmani, pa dhënë detaje për përmbajtjen e propozimit grek.

Share: