Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar nga brenda një banese në Misuri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Si pasojë një oficer policie ka vdekur e dy të tjerë janë plagosur. Daily Mail raporton se i dyshuari është gjetur i vdekur brenda shtëpisë.
Pas një thirrje urgjente të dy vajzave për ndihmë, policia shkoi menjëherë në vendin e ngjarjes për të ndërhyrë por i dyshuari duke shtënë nga brenda shtëpisë, arriti që të qëllojë një polic duke e lënë atë të vdekur dhe dy të tjerë i ka plagosur. Polici i cili u vra është identifikuar si Christopher Ryan.
Dy oficerët e lënduar ende janë të pa identifikuar dhe janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Njëri vuan nga lëndime të lehta, kurse tjetri nga lëndime relativisht të rënda. Së paku 18 oficerë policie kanë vdekur në detyrë këtë vit në SHBA.