Home KRYESORE Kryemadhi: Arrestimet e bujshme janë kthyer në propagandë, ja kush kryetar Bashkie...

Kryemadhi: Arrestimet e bujshme janë kthyer në propagandë, ja kush kryetar Bashkie duhet arrestuar

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi, nga studio e Real Story, i ka cilësuar si propagandë dhe show, arrestimet e bëra në Lezhë.

‘Arrestimet në Lezhë më shumë ishte një show politik, ose një kërrbaç ndaj lezhjanëve për tu përgatitur për zgjedhjet lokale. Historia e mafies së tokave në Lezhë është një histori e vjetër. Pasi nuk ka të bëjë vetëm me tjetërsimin e pronës, por dhe me legalizimet apo dhe me pallatet.

Unë doja ta theksoja se kanë ndaluar edhe familjarë të të ndaluarve, edhe për të dëgjuar një version të tyre. Pasi sot për fat të keq mediat shqiptare janë përballë presionit të pushtetit. Arrestimet e bujshme janë kthyer tani si propagandë.

Sipas Kryemadhit, duhen arrestuar edhe ish-kryebashkiaku i Kavajës Elvis Roshi, dhe kryetari i Bashkisë së Fierit Armando Subashi.

“Unë nuk dua të bëj rolin e prokurores, por mendoj se është shumë shpejt për të arritur në përfundime të tilla, po të jetë për tu arrestuar duhet arrestuar edhe kryetari i bashkisë së Fierit, i cili tjetërsoi tokën për inceneratorin. Kemi rastin e tjetërsimit të pronave në Kavajë, ku u arrestuan persona të pafajshëm dhe jo ish-kryetari i bashkisë’, tha Kryemadhi.

Share: