Gjykata e Lezhës ndryshoi masën e sigurisë për kryetarin e bashkisë së Lezhës Fran Frrokaj. Nga arrest me burg caktuar në mungese të premten (ditën kur u arrestua), sot gjykata vendosi masën e sigurimit personal “arrest në shtëpi”.
Fran Frrokaj bashkë me n/kryetarin e bashkisë, Enver Hafizi, kryetarin e qarkut Lezhë dhe 10 persona të tjere akuzohen për shpërdorim detyre, falsifikimin dokumentesh për dosjen “Rana e hedhun”.
Për të gjithë zyrtarët e arrestuar, përfshirë edhe kryetarin e qarkut, Gjok Ndoka, gjykata ka vendosur ti lirojë nga paraburgimi dhe tu caktoje masën “arrest shtëpie”.