Home KRYESORE A LUAN JETA ME TY…

A LUAN JETA ME TY…

Nga Rudina Papajani Merkuri

A luan jeta me ty,
apo të fut në rrjet e të përpëlit,
apo luan dredhira,
kur fati është i pandreqshëm.

Nëse ftohtësia ofron akull,
lind shkretëtirën përvëluese,
në një ditë bardhë e gri,
hith rrënjët e dashurisë,
nëse lëkurën t’a shesin lirë,
në rrugën që të vodhën dikur.

E nëse të arratisin si ndonjë re plangëprisësh,
derdhi ujë të zi që të përbalten në kullim sterë.
Kështu pra jeta herë të servirë ,
një ditë me çadër ,
herë një mall kuqalash ,
që vjen rrotull t’a puthi shpirtin ,
kur ti endesh e pashpresë,
kur ti digjesh pse dielli turfullonte,
ashpër atë mëngjes…

Share: