Home KRYESORE “Mafia shqiptare bashkëpunon me Ndraghetën në Itali”, Rama i përgjigjet prokurorit të...

“Mafia shqiptare bashkëpunon me Ndraghetën në Itali”, Rama i përgjigjet prokurorit të Antimafias

Kryeministri Edi Rama, i ftuar në emisionin “Debati ne Channel One” me gazetarin Roland Qafoku, ka komentuar deklaratën e prokurorit te Antimafias italiane, i cili ishte nw Tiranw pak ditw mw pare.

Sipas Ramës, “Historitë e Italisë nuk janë historitë e Shqipërisë”.

“Qe ka shqiptarë mafiozë të lidhur me mafien në Itali unë as nuk e mohova as nuk përbën kjo një arsye për të thënë që në Shqipëri na paskan ndodhur 12 vrasje mafioze.

Ky është një term shumë i avancuar. Këto vrasje janë vrasje për prishje pazaresh, të tilla ka dhe do të ketë.

Jemi nga një vend që mbanim vendin e parë për numrin e vrasjeve, në një vend që jemi nën mesataren e vendeve europiane. Kemi një rritje të pamendueshme të zbulueshmërisë”, tha Rama.

Share: