Home KRYESORE Maqedoni, Zaev mund të largojë disa ministra të BDI-së

Maqedoni, Zaev mund të largojë disa ministra të BDI-së

LSDM përmes disa mediave gjatë periudhës së fundit po përgatit terren për ndërrimin e disa ministrave nga radhët e BDI-së. Lajmi bëhet i ditur për INA nga burime partiake.

Siç mësohet në shënjestër janë disa nga ministra të BDI-së, të cilët nuk i pëlqejnë LSDM dhe se ata janë “linçuar” në disa raste edhe përmes mediave, duke u përmendur me emër dhe mbiemër.

Kryeministri Zoran Zaev edhe me formimin e kabinetit qeverisës gjatë qëndrimit në Reçicë të Vogël kishte theksuar se në fokus janë zgjidhjet kadrovike të propozuara nga BDI, për të cilët ka biseduar me Ahmetin.

Por paralajmërimet për zgjerimin e koalicionit në tryezë do të kenë edhe propozimet e ministrave. Zaev përmes largimit të ministrave nga radhët e tij, synon që të arrijë qëllimin të largojë edhe ministra të BDI-së.

Nga kjo e fundit kanë theksuar se nuk duan të komentojnë lajme të tilla që nxirren nga qarqe joformale politike./lapsi.al

Share: