Statusi i sotëm i Spartak Ngjelës, ka përveç të tjerave edhe një vlerë historike, në lidhje me faktin që denoncon për herë të parë, se si qëndron e vërteta e ebrenjve në Shqipëri.
Vërtet sot e 50 vjet, është një mburrje e madhe për qeveritarët shqiptarë, fakti që shqiptarët në përgjithësi, por edhe autoritetet e kohës, nuk e pranuan as gjuetinë makabre, as internimin dhe as shfarosjen e ebrenjve që gjendeshin në Shqipëri. Por nga ana tjetër, nuk është nënvizuar asnjëherë fati i zi, i këtyre shpëtimtarëve.
Ja çfarë shkruan Ngjela:
“Shqiptarët sot kanë një kryeministër që, pasi është pushtuar nga ligësia si sëmundje, mendon se mund të shkatërrojë shqiptarët përfundimisht.
Esencialisht- i trembur deri në palcë nga ndëshkimi ligjor..
Psikikisht- i sëmurë
Moralisht- i korruptuar.
Ç’punë ka ky pafille me Ibrahim Biçakun, Lef Nosin, Patër Anton Arapin, Fuad Dibrën dhe njëzet a tridhjetë të tjerë që iu thanë Jo! gjermanëve për të dorëzuar ebrejtë, por që i vrau Enver Hoxha!”