Me vendim qeverie nuk do të bëhet asnjë regjistrim i titujve të pronësisë në Hipoteka. Vendimi u bë sot publik nga ministrja Etilda Gjonaj. “Qeveria ka vendosur pezullimin përkohësisht të regjistrimit të pronave në bregdet dhe reformës së tokës në tërësi, pas abuzimeve të panumërta dhe grabitjes së mijëra ha tokë në bregdet”, tha ajo.
Po sipas ministres së Drejtësisë, pezullimi i përkohshëm ka ardhur si pasojë e një situate të jashtëzakonshme në bregdet. “Ky proces i nisur në ’91 me ligjin 7501 që kishte si qëllim të vetin ndarjen e tokës së ish-kooperative, rezultojnë në abuzime të funksionarëve shtetërore, komisione fshatrash, kryetarë komunash për përfitime. Këta kanë ndarë dhe përvetësuar toka dhe zona bregdetare që kurrë nuk kanë qenë prona të kooperativave përfshirë brezin pyjor dhe ranor në bregdet. Janë ndarë si toka bujqësore, zona e plazheve, pyjet në bregdet, kënetat dhe moçalet, janë ktyyer tokat e pafrytshme në toka bujëqsore. Prona që kanë qenë prona shtëtore, poligone, reparte ushtarake, monumente kulture. Për pasojë vendimi parashikon pezullimin e regjistrimit të pronave në Hipotekë deri në verifikimin e titujve të lëshuar. Ministrja Gjonaj paralajmëroi gjithashtu se abuzuesit e pronave do marrin ndëshkim ligjor. “Pronat nuk do shkojnë kurrsesi te abuzuesit”, deklaroi Gjonaj.
Ky vendim merret nga qeveria, ndërsa kanë nisur hetime nga prokuroria dhe deri më tani dihet rezultati i Lezhës, ku një kryetar bashkie dhe një sërë zyrtarësh janë nën akuzë për tjetersimin e pronave. Po kështu hetime janë zhvilluar edhe në Rrogozhinë, ku shumë zyrtarë po ndiqen penalisht për abuzimin ne tokat në bregdet. /Opinion.al