Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha mblodhi kryesinë e PD ditën e sotme në selinë blu, ku propozoi ngritjen e një grupi pune.
Ajo që vihet re në emrat që ka përcaktuar për këtë grup pune është edhe Gent Malko, i cili ka qenë pjesë e grupit të kritikëve ndaj Bashës, dhe një nga firmëtarët për Lëvizjen për Ringritjen e PD-së të iniciuar nga ish-deputeti Astrit Patozi.
Pjesë të këtij grupi pune, lideri demokrat ka propozuar edhe nënkryetaret Paloka, Spaho, sekretari pergjithshem, Ristani, sekretaret Bozdo, Kadilli, anëtari tjetër i kryesisë Arben Imami. Kujtojmë se edhe Imami kërkoi shkarkimin e menjëhershëm të Bashës si përgjegjsin kryesor të humbjes së thellë të zgjedhjeve por ai nuk është bërë pjesë e asnjë lëvizje.
Partia Demokratike mblodhi kryesinë sot pas gati 5 muajsh. Mbledhja e fundit e kryesisë e zhvilluar në selinë blu ishte në shtator të vitit të kaluar.
Ajo u shoqërua me tensione të shumta, dhe e tillë pritet të jetë edhe ajo e sotmja. Kjo pasi të gjitha degët e partisë kanë përfunduar procesin e analizës së humbjes së zgjedhjeve.
Debati i brendshëm pritet të jetë interesant se pjesë e kryesisë së partisë janë dhe emra që mbështesin tezën e ringritjes së PD, do të jenë ata që do kërkojnë llogari më shumë për zgjdhjet.