Home KRYESORE Nuk i dha fjalën Robert Ndrenikës, Berisha akuza Ramës: Turp, piktor dështak!

Nuk i dha fjalën Robert Ndrenikës, Berisha akuza Ramës: Turp, piktor dështak!

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas prezantimit të projektit për Tetatin Kombëtar në Kryeministri. Gjatë këtij takimi kërkoi të merrte fjalën e aktori i madh Robert Ndrenika, por kryeministri Edi Rama nuk i dha fjalën aktorit.

Përmes një statusi në faqen e tij të ‘Facebook’-ut Berisha e cilësoi këtë veprim si një turp. Mes të tjerash Berisha tha se ‘piktori dështak apo pseudoartisti ftoi sot artistet ne kryeministri për t’ju paraqitur projektin e Teatrit Kombëtar por nuk u jep fjalën’.

“I fton por nuk u jep fjalen! Turp dhe vetem turp!
Piktori deshtak apo pseudoartisti ftoi sot artistet ne kryeministri per t’ju paraqitur projektin e Teatrit Kombetar. Artisti i mirenjohur Robert Ndrenika nisi te flase nga vendi. Piktori deshtak i kthehet dhe i thote te shihte njehere projektin dhe pastaj te merrte fjalen. Nderkohe pseudoartisti Rama, sapo mbaroi paraqitja e projektit nga nje arkitekt danez, nderpreu transmetimin dhe vet u largua nga salla duke u thene te pranishmeve “une po iki, tani ju vazhdoni diskutimet”. Nje turp i papare“, shkruan ish kryeministri Berisha në faqen e tij në facebook.

Share: